Ballkani tregon nivelin ndërkombëtar, mposht Prishtinën

04.09.2022

Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore në derbin e javës së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Portokallezinjtë, të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, fituan si mysafirë ndaj Prishtinës, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Albion Rrahmani në minutat shtesë të pjesës së parë, me gjuajtje me […]

Ballkani tregon nivelin ndërkombëtar, mposht Prishtinën Foto: Ilustrim

Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore në derbin e javës së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Portokallezinjtë, të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, fituan si mysafirë ndaj Prishtinës, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Albion Rrahmani në minutat shtesë të pjesës së parë, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Armend Thaçit.

Në kaptinën e dytë Prishtina ishte më këmbëngulëse, por nuk arriti ta gjejë rrugën e golit, ndonëse e pati përkrahjen e konsiderueshme të tifozëve.

Kjo javë mbyllet me ndeshjen derbi që luhet sonte në “Fadil Vokrri” në orën 20:00 ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, e ku stadiumi pritet të jetë i stërmbushur me tifozë.