KF Ballkani këtë të shtunë pretë KF Drenicën

Pas fitorës dhe plasimit në gjysmëfinale të DIGITALB KUPËS SË KOSOVËS në futboll, këtë fundjavë do të fillojë stinorin pranveror në IPKO SUPERLIGËN E KOSOVËS.

Ndeshja hapëse e stinorit pranveror do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Therandë, ku Ballkani pret KF Drenicën.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën më 16 shkurt, me fillim prej orës 13:30 dhe synim i vetëm i skuadrës vendore është fitorja,në mënyrë që të e nisim mbarë edhe stinorin pranveror, siç nisëm garat për Kupë.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Therandës,’Xhebrailat’ dhe të gjithë dashamirët e skuadrës sonë të jenë në numër sa më të madhë në përkrahje të çunave tanë, thuhet në njoftimin e KF Ballkani.

RAPORTO