Ballkani skuadra e vetme pa humbje në shtëpi, prej 11 ndeshjeve ka shënuar 10 fitore

10.03.2020

Skuadra e Flamurtarit e ka surprizuar Ballkanin, teksa e ka mposhtur në ndeshjen e xhiros së 22-të në kryeqytet me rezultat 2 -1. Bashkim Shala dhe Veton Kabashi realizuan nga një gol në seciën pjesë për ti dhënë ‘kuqezinjëve’ një fitore tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë. Mirlind Daku realizoi gol të vonshëm për skuadrën e Ballkanit. Daku golin e shënoi në […]

Ballkani skuadra e vetme pa humbje në shtëpi, prej 11 ndeshjeve ka shënuar 10 fitore Foto: Ilustrim

Skuadra e Flamurtarit e ka surprizuar Ballkanin, teksa e ka mposhtur në ndeshjen e xhiros së 22-të në kryeqytet me rezultat 2 -1.

Bashkim Shala dhe Veton Kabashi realizuan nga një gol në seciën pjesë për ti dhënë ‘kuqezinjëve’ një fitore tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë. Mirlind Daku realizoi gol të vonshëm për skuadrën e Ballkanit.

Daku golin e shënoi në minutën e 89′, ndërsa Flamurtari në pjesën e parë kaloi në epërsi në minutën e 20′ dhe golin e dytë e shënoi në minutën e 49′.

Edhe, pse ishte pritur që fusha të jetë e rënduar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, fusha ishte në gjendje të mirë dhe ofroi kushte për të zhvilluar ndeshje të mirë.

Përkundër humbjes Ballkani fazën e dytë në pozitën e parë me 44 pikë, një më shumë se Drita që e ndjekë në pozitën e dytë me 43 pikë.

Për skuadra e trajnerit Ismet Munishi, ishte disfata e katërt në këtë sezon.

Fakt interesant është se të gjitha humbjet, Ballkani i ka pësuar si mysafir dhe që të gjitha në fusha me bari natyral.

Drita (2:0), Gjilani (1:0), Vushtrria (1:0) dhe Flamurtari (2:1), janë ekipet e vetme që kanë marr pikë maksimal në përballje me Ballkanin.

Nga 11 ndeshje të luajtura si mysafir, suharekasit kanë fituar vetëm në dy fusha me bari natyral, ndaj Feronikelit në Drenas dhe  Drenicës në Skenderaj si dhe kanë barazuar me Prishtinën dhe Trepçën ’89.

3 fitore, 4 barazime dhe po aq humbje, janë rezultatet e Ballkanit si mysafir.

Ndërkaq si vendas, është skuadra me bilancin më të mirë, ku në 11 ndeshje ka shënuar 10 fitore dhe vetëm një barazim, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në shtëpi.

Dihet që skuadra nga Suhareka, stërvitet dhe luan në stadiumin e qytetit, i cili është me bari sintetik, gjë e cila duket si përparësi e madhe për liderin e Superligës.

Pas 22 ndeshjeve të zhvilluara, Ballkani është në pozitën e parë me 44 pikë, një më shumë se Drita që është e dyta.