Ballkani shpartallon Llapin, del në pozitë të dytë

08.07.2020

Ballkani ka mposhtur Llapin me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës. Klubi nga Suhareka ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e quar në tre numrin e fitoreve radhazi dhe duke ruajtur hapin për kreun e tabelës. Ballkani ka shënuar pesë gola, ku gola shënues […]

Ballkani shpartallon Llapin, del në pozitë të dytë Foto: Ilustrim

Ballkani ka mposhtur Llapin me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Klubi nga Suhareka ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e quar në tre numrin e fitoreve radhazi dhe duke ruajtur hapin për kreun e tabelës.

Ballkani ka shënuar pesë gola, ku gola shënues ishin: Topalli, Baftiu 2 gola, Krasniqi dhe Magani.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 88-të dhe ishte Artur Magani që shënoi për rezultatin përfundimtar 5-1.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 59 pikë apo dy më pak se lideri Drita, ndërsa Llapi renditet i gjashti me 39 pikë.