Ballkani shpallet kampion i Kosovës për junior

28.05.2020

Juniorët e Ballkanit e kanë festuar titullin e kampionit pas vendimit të Federatës së Futbollit për ndërprerjen e Superligës U-19, ku therandasit ishin liderë. Kushtet e krijuara pas pandemisë së coronavirusit pamundësojnë rifillimin e kampionatit për grupmoshat e reja. Në fakt, Federata e Futbollit të Kosovës vendosi që t’i anulojë përfundimisht të gjitha garat tjera […]

Ballkani shpallet kampion i Kosovës për junior Foto: Ilustrim

Juniorët e Ballkanit e kanë festuar titullin e kampionit pas vendimit të Federatës së Futbollit për ndërprerjen e Superligës U-19, ku therandasit ishin liderë.

Kushtet e krijuara pas pandemisë së coronavirusit pamundësojnë rifillimin e kampionatit për grupmoshat e reja.

Në fakt, Federata e Futbollit të Kosovës vendosi që t’i anulojë përfundimisht të gjitha garat tjera përpos IPKO Superligës.

E kjo nënkupton që juniorët e Ballkanit, të cilët ishin liderë në ligën e juniorëve, të shpallen automatikisht kampionë të Kosovës.

Suharekasit po e festojnë këtë titull të fituar në tavolinë.

“Champion. Urime Suhareke. Urime FC Ballkani. Urime Junioret tanë. Krenar me juve Luanët e Ballkanit. Titulli i par mbërrin në shtëpinë tonë. Jemi Kampion në Suuperligën e Juniorëve. Na Priftë e mbara në kupat e radhës”, shkruan Ballkani në grupin zyrtar në Facebook.

Ballkani ishte lider i Superligës U-19 me 44 pikë dhe shpallet kampion i sezonit 2019/2020.