Ballkani e ka shkarkuar Ismet Munishin nga posti i trajnerit, raporton Dueli Sportiv.

Pas vetëm 18 muajsh në krye të skuadrës, Ballkani vendosi që të shkarkojë Munishin, dhe kjo vije pas humbjes 4-0 ndaj Gjilanit.

Tashmë është e ditur se skuadra bëri disa transferime të mëdha në verën e këtij viti, mirëpo trajneri nuk ka arritur të kënaq kryesinë e klubit.

Si pasojë e rezultateve të dobëta, ka ardhur edhe shkarkimi i Munishit.

Lajmin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar edhe nga kryesia e klubit.

“Po, është e vërtetë, Ismet Munishi nuk është më trajner i Ballkanit” kanë deklaruar nga kryesia e klubit.