Ballkani shënon fitoren e radhës, Trepça ’89 mposhtet në Suharekë

10.12.2020

Ballkani ka fituar në shtëpi ndaj Trepçës ’89, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës. “Xhebrailat” fituan me rezultat 2 – 0 në Suharekë. Ishte Edvin Kuç që realizojë nga distanca për të zhbllokuar rezultatin (62′), derisa fitoren e vulosi Gripshi nga gjuajtja e lirë (90+4). Ballkani me këtë fitore i afrohet […]

Ballkani shënon fitoren e radhës, Trepça ’89 mposhtet në Suharekë Foto: FC Ballkani

Ballkani ka fituar në shtëpi ndaj Trepçës ’89, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës.

“Xhebrailat” fituan me rezultat 2 – 0 në Suharekë.

Ishte Edvin Kuç që realizojë nga distanca për të zhbllokuar rezultatin (62′), derisa fitoren e vulosi Gripshi nga gjuajtja e lirë (90+4).

Ballkani me këtë fitore i afrohet kreut me 38 pikë duke u renditur në pozitën e dytë, derisa Trepça ’89 qëndron në pozitën e shtatë me 20 sosh.