Ballkani shënon fitore bindëse ndaj Besës
Ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Besës në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës. Pas humbjes nga Prishtina, klubi suharekas në drejtim të Bledi Shkëmbit i është rikthyer fitoreve. Në ndeshjen ndaj Besës e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1. Meriton […]
Ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Besës në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.
Pas humbjes nga Prishtina, klubi suharekas në drejtim të Bledi Shkëmbit i është rikthyer fitoreve.
Në ndeshjen ndaj Besës e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1.
Meriton Korenica shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një për vendasit e shënuan edhe Nazmi Gripshi e Arbër Prekazi.
Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët nga Peja e shënoi Ardi Qorri.
Pas kësaj fitoreje, Ballkani ka 58 pikë dhe është lidere në Superligë, ndërsa Besa mbetet e fundit në tabelë me 10 pikë.