Ballkani publikon pamje ku shihet trajneri i Llapit duke e goditur lojtarin suharekas

28.04.2021

Në ndeshjen e sotme Ballkani-Llapi e zhvilluar në Suharekë minuta e 33-të ka qenë momenti kur e gjithë situata ka eskaluar. Pas një fauli të Potokut në Ramadanin dhe Gashit në Januzin, shpërtheu përleshja, mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit. Ballkani pak më parë ka publikuar pamje ku shihet një zyrtar i Llapit duke e […]

Ballkani publikon pamje ku shihet trajneri i Llapit duke e goditur lojtarin suharekas Foto: Ilustrim

Në ndeshjen e sotme Ballkani-Llapi e zhvilluar në Suharekë minuta e 33-të ka qenë momenti kur e gjithë situata ka eskaluar.

Pas një fauli të Potokut në Ramadanin dhe Gashit në Januzin, shpërtheu përleshja, mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit.

Ballkani pak më parë ka publikuar pamje ku shihet një zyrtar i Llapit duke e goditur lojtarin suharekas.

Ndryshe ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:0 në favor të klubit nga Suhareka.