Ballkani pëson humbje nga Ferronikeli në gjysmëfinale

17.04.2019

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë, fitues ka dalur skuadra mysafire që kësaj radhe ishte Feronikeli. Skuadra e Zekirja Ramadanit mposhti Ballkanin vendas me rezultat 1-2. Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Mevlan Zeka dhe Mendurim Hoti, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Berisha i […]

Ballkani pëson humbje nga Ferronikeli në gjysmëfinale Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë, fitues ka dalur skuadra mysafire që kësaj radhe ishte Feronikeli.

Skuadra e Zekirja Ramadanit mposhti Ballkanin vendas me rezultat 1-2.

Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Mevlan Zeka dhe Mendurim Hoti, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Berisha i Ballkanit në minutat e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë që duelet e kthimit do të luhen më 1 maj.