Ballkani pëson humbje nga Ferizaji

Skuadra e Ferizajt ka arritur që të shënoi një fitore të rëndësishme ndaj rivalit direkt për mbetje në Superligën e Kosovës, Ballkanit.

Skuadra e udhëhequr nga Bylbyl Sokoli arriti fitore të madhe si musafirë me rezultatin 2-4, për të ikur edhe nga zona e barazhit.

Dren Gashi realizoi dy herë, kurse nga njëherë realizuan edhe Qëndrim Dautaj e Endrit Krasniqi në fitoren e musafirëve, kurse për vendasit realizuan Jetmir Topalli dhe Bajram Nebija.

Pas kësaj fitore, Ferizaj tani pozicionohet në vendin e 8-të me 34 pikë, me vetëm një pikë më shumë se Ballkani që tani bie në pozitën e 9-të.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.