31.03.2019, 15:16

Ballkani pëson humbje ndaj Prishtinës

Skuadra e qytetit, FC Ballkani ka pësuar humbje ndaj FC Prishtinës në Ipko Superliga e Kosovës në futboll, ku Prishtina vazhdon të mbajë presion mbi liderin, Ferronikelin.

Në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, Prishtina shënoi fitore ndaj Ballkanit me rezultatin 0-2.

Në këtë ndeshje të dyja skuadrat shkëlqyen, ku Meriton Korenica shënoi dy gola në minutat 73 dhe 88 ndaj Ballkanit.

Pas kësaj fitore, Prishtina tani ka 53 pikë, vetëm 2 pikë më pak se Feronikeli(që ndeshjen e radhës e luan sot ndaj Flamurtarit prej orës 17:00).

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Kurse, Ballkani mbetet me 29 pikë në pozitën e 8-të.


LEXO EDHE:  Manchester City 'shkatërron' Bournemouth, ngjitët në vendin e dytë
/SuharekaOnline/