Ballkani përfundon fazën përgatitore në Kayseri, rikthehet në Suharekë, nga sot rinisë përgatitjet

06.08.2021

Klubi i Ballkanit i ka dhënë fund fazës përgatitore në Kayseri dhe është rikthyer në Suharekë, aty ku do të vijojë me përgatitjet për sezonin e ri. Pas një faze shumë të mirë dhe të suksesshme në Kayseri, ekipi ka njoftuar se do të vazhdojë me të njëjtin përqendrim dhe ritëm maksimal për të bërë […]

Ballkani përfundon fazën përgatitore në Kayseri, rikthehet në Suharekë, nga sot rinisë përgatitjet Foto: Ilustrim

Klubi i Ballkanit i ka dhënë fund fazës përgatitore në Kayseri dhe është rikthyer në Suharekë, aty ku do të vijojë me përgatitjet për sezonin e ri.

Pas një faze shumë të mirë dhe të suksesshme në Kayseri, ekipi ka njoftuar se do të vazhdojë me të njëjtin përqendrim dhe ritëm maksimal për të bërë një sezon sa më të mirë.

Gjatë ditës së djeshme, klubi suharekas ka qëndruar në pushim për të rikuperuar energjitë e humbura në fazë. Ndërsa, nga dita e sotme, ekipi do të rinisë përgatitjet në Suharekë.