Ballkani niset për Rumani, nesër sfidon Cluj’in

02.11.2022

Skuadra e Ballkanit është nisur për në Rumani që ta luajë ndeshjen e fundit të Conference League kundër CFR Cluj, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin ‘Stadionul Dr. Constantin Radulescu’ në ora 18:45. Në një postim në Facebook janë publikuar disa fotografi të futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. ”CFR Cluj ne jemi […]

Skuadra e Ballkanit është nisur për në Rumani që ta luajë ndeshjen e fundit të Conference League kundër CFR Cluj, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin ‘Stadionul Dr. Constantin Radulescu’ në ora 18:45.

Në një postim në Facebook janë publikuar disa fotografi të futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

”CFR Cluj ne jemi duke ardhur,” thuhet në postimin e klubit.

Ballkani tashmë është pa gjasa për të kaluar në rundin tjetër të kësaj garë evropiane, megjithatë arritja deri këtu dhe prezantimi në fazën e grupeve ka bërë që futbolli kosovar të jetë krenar me këtë prezantim.