Ballkani në vendin e parë, tabela e Superligës së Kosovës pas javës së 16-të
Kjo xhiro dhuroi spektakël në futboll, ku ndeshje interesante ishte ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, e që përfundoi pa gola ky takim. Ndërkaq, takim interesant ishte edhe ai mes Feronikelit dhe Ballkanit, ku suharekasit vazhduan me kryesim në ligë e që fitoi edhe në këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0. Kurse, Prishtina ka […]
Kjo xhiro dhuroi spektakël në futboll, ku ndeshje interesante ishte ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, e që përfundoi pa gola ky takim.
Ndërkaq, takim interesant ishte edhe ai mes Feronikelit dhe Ballkanit, ku suharekasit vazhduan me kryesim në ligë e që fitoi edhe në këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0.
Kurse, Prishtina ka fituar me rezultat bindës ndaj klubit të Ulpianës me rezultat 3-0, kështu duke vazhduar ngritjen për në krye të tabelës së Superligës.
Po ashtu, fitore ka shënuar edhe Malisheva, e cila u përballë me Drenicën e që fitoi me rezultat 2-0, kështu duke u largua nga zona që çon drejt Ligës së Parë.
Ndërsa, java e 16-të në elitën e futbollit kosovar u mbyll me ndeshjen mes Dritës dhe Dukagjinit, ku gjilanasit shënuan fitore me rezultat të thellë 4-0.
Pas përfundimit të kësaj xhiroje, Ballkani kryeson tabelën me 30 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 29 pikë dhe Dritën me 28 pikë.
Në pozitën e 4-të renditet Llapi me 25 pikë, Prishtina në atë të 5-të me 24 pikë, kurse në pozitën e 6-të renditet Drenica me 20 pikë, duke lënë pas në vendin e 7-të Malishevën me 18 pikë, ndërkaq Ulpiana në vendin e 8-të me 17 pikë, në atë të 9-të Dukagjini me 16 pikë dhe në të fundit (10-të) Feronikeli me 10 pikë.