Ballkani në Suharekë triumfon ndaj Gjilanit

01.04.2023

Pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore, katër barazimeve e një humbjeje, Ballkani është rikthyer te fitorja në Superligë. Kampioni në fuqi triumfoi në derbin ndaj Gjilanit, të vlefshëm për javën e 27-të Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:0. Meriton Korenica (19′) dhe Albion Rrahmani (61′) shënuan golat e […]

Ballkani në Suharekë triumfon ndaj Gjilanit Foto: Ilustrim

Pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore, katër barazimeve e një humbjeje, Ballkani është rikthyer te fitorja në Superligë.

Kampioni në fuqi triumfoi në derbin ndaj Gjilanit, të vlefshëm për javën e 27-të

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:0.

Meriton Korenica (19′) dhe Albion Rrahmani (61′) shënuan golat e fitores për “Xhebrailat”.

Ballkani pas kësaj fitore ka 54 pikë dhe tani është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Drita, që nesër e zhvillon ndeshjen e kësaj jave, kundër Drenicës.

Gjilani mbetet i treti me 40 pikë.