Barazimi me Drenicën, bëri që Ballkani pas 8 muajsh të humb lidershipin në Superligën e Kosovës, duke ia lëshuar fronin Dritës. Sidoqoftë, skuadra suharekase me një fitore eventuale kundër Flamurtarit në Prishtinë do të rikthehej në vendin e parë të paktën për 48 orë.

Derisa Ballkani qëndron 1 pikë mbrapa liderit, Flamurtari ka vetëm 1 pikë më tepër se zona e kuqe, dhe për këtë fakt pikët e këtij ballafaqimi janë vitale për qëllimet e ndryshme të dy palëve.

Sfida ndaj ‘kuqezinjëve’ nuk pritet të jetë aspak e lehtë për ekipin e Ismet Munishit, duke pasur parasysh që Flamurtari është skuadra e fundit që e ka mposhtur Ballkanin në elitë.

Një ndër pikat më kritike të ‘portokallezinjëve’ është goli si mysafir, që u ka munguar në shumë ndeshje.