Bizneset Vende Pune Ofertat

Ballkani mposhtet në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës

Ballkani mposhtet në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës

22.09.2023 Sport

FC Ballkani ka humbur ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës, duke pësuar një gol të vonë në 20 minutat e fundit të ndeshjes, Kalvach (73’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje. Dinamo Zagreb është e para në Grupin C pasi që fitoi me rezultat 5-1 kundër FC Astanës. Në pozitën e dytë është Viktoria Plzen kurse në të tretë Ballkani

Ballkani e ka nisur me humbje ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës duke u mposhtur nga Viktoria Plzen me rezultat 1-0.

Kampioni kosovar arriti  që të mbahet mirë në pjesën e parë, duke mos i lënë shumë mundësi skuadrës çeke që të depërtoi në zonë.

Ballkani disa herë doli përpara me Berishën, Hamidin dhe Gripshin por që nuk rrezikuan seriozisht portën kundërshtare pasi që Plzen ishin të kujdesshëm edhe në mbrojtje.

Rasti më i mirë në këtë ndeshje ishte në minutën 29-të kur Hranac bëri një goditje nga larg por Enea Koliçi bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin vendasve.

Berisha pati një rast të mirë në minutën e 40-të, por në momentet e fundit mbrojtja çeke reagoi dhe evitoi rrezikun.

Viktoria Plzen ishin  më kërkues në pjesën e dytë dhe e kërkuan vazhdimisht golin.

Në një dalje të tyre përpara të Rafiu Durosinmi në minutën e 48 u kërkua që të referohet penallti, por gjyqtari kryesor i ndeshjes pasi e rishikoi me VAR shikoi se sulmuesi çek ishte në pozitë jashtëloje.

Viktoria Plzen vazhdonte që të rriste presionin, me Ballkanin që edhe në pjesën e dytë synonte që me kundërsulme ta sulmonte skuadrën vendasit.

Por, atëherë kur nuk pritej, Viktoria Plzen erdhi të goli.

Lukas Kalvach bëri një goditje të fortë, Kuç nuk arriti që ta devijojë atë si duhet dhe topi përfundoi në rrjetën e Enea Koliçit.

Në minutën e 73-të, Plzen kaloi në epërsi.

Minutat e fundit, Ballkani filloi të këndellet dhe ishte më përpara duke rrezikuar dy herë për të barazuar rezultatin.

Rasti më i mirë që Ballkani të shënonte ishte ai i minutës së 83-të kur Nazmi Gripshi bëri një goditje të mirë e cila përfundoi shumë pak mbi portën e portierit Stanek.

Zyba pati rastin tjetër të Ballkanit në minutën e 87-të. Goditja e tij më të majtën që përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të portës së Viktorias.

Në fund të ndeshjes, Viktoria arriti që të godasë edhe shtyllën derisa Ballkani humbi ndeshjen e parë në këtë ndeshje.

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta këtë në Prishtinë ku pret kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagreb. 

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Prime Led Sh.p.k Marketing / Web Brigada.123,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë