Ballkani mposht Dukagjinin, siguron edhe tre pikë

09.04.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka arritur që të triumfojë në këtë duel, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0. Suharekasit që në këtë ndeshje ishin mysafir në Klinë, arriti që me shumë mund të sigurojë tre pikë. Ishte minuta e 80-të e takimit, kur Meriton Korenica ia doli të mposhte portierin vendas me një […]

Ballkani mposht Dukagjinin, siguron edhe tre pikë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka arritur që të triumfojë në këtë duel, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0.

Suharekasit që në këtë ndeshje ishin mysafir në Klinë, arriti që me shumë mund të sigurojë tre pikë.

Ishte minuta e 80-të e takimit, kur Meriton Korenica ia doli të mposhte portierin vendas me një goditje të bukur nga një kënd i vdekur.

Pas përfundimit të kësaj xhiroje, Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës me 60 pikë, ndërkaq Dukagjini në të tetën me 30 pikë.