Ballkani – Malisheva, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Superligës

23.11.2021

Në këtë xhiro do të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante. Në kuadër të kësaj jave nesër do të zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës. Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndryshe, Ballkani renditet e treta me gjithsej 24 pikë, ndërsa Malisheva e 8-ta me […]

Ballkani – Malisheva, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Superligës Foto: Ilustrim

Në këtë xhiro do të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante.

Në kuadër të kësaj jave nesër do të zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndryshe, Ballkani renditet e treta me gjithsej 24 pikë, ndërsa Malisheva e 8-ta me gjithsej 15 pikë.

Superndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka me ndihmësit, Elvis Bicaj, Meriton Berisha dhe Lirim Jashari, ndërsa në VAR do jetë Erdall Zasella.

Kurse, në AVAR do të jetë Besnik Morina, operator do të jetë Shpëtim Berisha, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Afrim Haliti dhe delegat është caktuar Senad Hazmiq.

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar.