‘Portokallinjtë’ barazuan me rezultat 2-2 ndaj Feronikelit, në një ndeshje ku mysafirët u ndodhën dy herë në avantazh ndaj kampionëve.

Shillova e Musa realizuan për mysafirët, kurse për vendasit Hamidi e Limaj.

Ndërkohë Drita ka triumfuar me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Lirisë, duke u kthyer kështu te fitorja pas humbjes në fundjavën e kaluar ndaj Llapit. Golin për gjilanasit e realizoi sulmuesi Blerim Krasniqi.

Gjilani ka barazuar me rezultat 1-1 me Prishtinën.

Jarovic realizoi për vendasit, kurse për kryeqytetasit shënoi Limani.