Ballkani largon gjashtë dhe huazon tre lojtarë para pjesës së dytë të Superligës

11.01.2021

Ballkani ka bërë disa lëvizje befasuese së fundmi, si shenjë për përgatitjen e pjesës së dytë të edicionit. Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se ka larguar plotë gjashtë lojtarë, e që marrëveshja mes palëve ishte e dyanshme. Në anën tjetër, Ballkani ka njoftuar se ka huazuar edhe tre lojtarë në Ligën e Parë të Kosovës, […]

Ballkani largon gjashtë dhe huazon tre lojtarë para pjesës së dytë të Superligës Foto: Ilustrim

Ballkani ka bërë disa lëvizje befasuese së fundmi, si shenjë për përgatitjen e pjesës së dytë të edicionit.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se ka larguar plotë gjashtë lojtarë, e që marrëveshja mes palëve ishte e dyanshme.

Në anën tjetër, Ballkani ka njoftuar se ka huazuar edhe tre lojtarë në Ligën e Parë të Kosovës, për shkak të minutazhës së tyre të vogël në klub.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tyre të plotë në Facebook:

Njoftim
Të dashur tifoz
Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarët:

Armend Rugji, Liridon Fetahaj, Roni Gashi, Melos Bajrami, Armin Bosnjak, Leorant Marmullaku.

Ne si klub i falenderojm të gjithe të lartëcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i’u  urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll

Gjithashtu i’u njoftojme se kemi gjetur bashkpunim me klubet nga liga e parë për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shume hapsirë ne klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesonale,

Huazimet: Albin Berisha (Liria FC), Endrit Asllanaj (FC Malisheva), Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).

Na priftë e mbara Suharekë.