Ballkani kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Llapin

06.02.2021

Mesjavën e ardhshme fillon stinori pranveror i garave me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.  Të martën zhvillohen tri ndeshje, ku pa dyshim vëmendjen e zgjojnë përballja ndërmjet fitueses së Kupës në edicionin e kaluar, Prishtinës dhe skuadrës kampione në fuqi, Dritës, si dhe ballafaqimi në […]

Ballkani kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Llapin Foto: Ilustrim

Mesjavën e ardhshme fillon stinori pranveror i garave me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, njofton Federata e Futbollit të Kosovës. 

Të martën zhvillohen tri ndeshje, ku pa dyshim vëmendjen e zgjojnë përballja ndërmjet fitueses së Kupës në edicionin e kaluar, Prishtinës dhe skuadrës kampione në fuqi, Dritës, si dhe ballafaqimi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.

Ndërsa Suharekasit të drejtuar nga Bledi Shkëmbi po vazhdojnë stërvitjet para duelit të mesjavës së ardhshme kundër Llapit.

Ballkani gjatë ditës ka zhvilluar seancë stërvitore, ku po përgatitet edhe për edicionin pranveror.