Ballkani kontakton trajnerin e njohur kosovar për edicionin e radhës!

12.05.2021

Rezultatet e dobëta të Ballkanit në ndeshjet e fundit në kuadër të Superligës së Kosovës ka bërë që stafi i klubit suharekas ta ndërpresë bashkpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi. Në ndeshjen e fundit të Ballkanit e cila u udhëhoq nga trajneri Shkëmbi, ishte ndeshja ndaj Arbërisë, ku suharekasit humbën me rezultat 2-3. Ndërsa si duket […]

Ballkani kontakton trajnerin e njohur kosovar për edicionin e radhës! Foto: Ilustrim

Rezultatet e dobëta të Ballkanit në ndeshjet e fundit në kuadër të Superligës së Kosovës ka bërë që stafi i klubit suharekas ta ndërpresë bashkpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi.

Në ndeshjen e fundit të Ballkanit e cila u udhëhoq nga trajneri Shkëmbi, ishte ndeshja ndaj Arbërisë, ku suharekasit humbën me rezultat 2-3.

Ndërsa si duket klubi suharekas ka filluar kontaktet për të gjetur zëvendësuesin e Shkëmbit për edicionin e ardhshëm.

“Zeri.info” ka mësuar se drejtuesit e klubit janë takuar me trajnerin kosovar, Afrim Tovërlani për të biseduar për mundësinë e angazhimit të tij në krye të shtabit teknik.

Ballkani ka nisur që të mendojë për edicionin e ardhshëm ndërkohë që së fundmi, “Zeri.info” ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e klubit janë takuar me trajnerin e mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani për të biseduar për mundësinë e angazhimit të tij në krye të shtabit teknik.

Në ndeshjet e para të këtij edicioni dhe fundit e stinorit të kaluar, Tovërlani e ka drejtuar Feronikelin për të mbetur më pas trajner i lirë.

Kujtojmë se kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit, Ballkani ndodhet në pozitën e tretë me 68 pikë, kurse Prishtina në vendin e parë me 75 pikë dhe në atë të dytin Drita me 70 pikë.