Ballkani kërkon nga FFK që këta dy gjyqtarë të mos delegohen në ndeshjet e tij

10.07.2020

Në një kërkesë të FC Ballkanit drejtuar FFK-së shprehet shqetësimi për delegimin e referit z. Besfort Kasumi për ndeshjen e radhës në xhiron e radhës ku Ballkani do të jetë mysafir tek Feronikeli. “Duke marrë për bazë zhvillimet e fundit në IPKO Superligë me lëshimet kardinale të referëve kur po vendoset fati i kreut të […]

Ballkani kërkon nga FFK që këta dy gjyqtarë të mos delegohen në ndeshjet e tij Foto: FC Ballkani

Në një kërkesë të FC Ballkanit drejtuar FFK-së shprehet shqetësimi për delegimin e referit z. Besfort Kasumi për ndeshjen e radhës në xhiron e radhës ku Ballkani do të jetë mysafir tek Feronikeli.

“Duke marrë për bazë zhvillimet e fundit në IPKO Superligë me lëshimet kardinale të referëve kur po vendoset fati i kreut të kampionatit jemi thëllësisht të shqetësuar për delegimin e referit z. Besfort Kasumi për ndeshjen e radhës në xhiron e radhës ku do të jemi mysafir tek Feronikeli,për të cilin disa herë kemi bërë thirrje (lutje) organit përgjegjës (FFK) të mos e delegon të lartpërmendurin për shkak të qasjes së tij subjektive ndaj FC Ballkani-it.

Ju lutëm përgjegjësve të delegimit të referëve të shfuqizojn këtë delegim, duke e deleguar një refer me etikë me të lartë dhe profesionalizem të dëshmuar.
I lartpërmenduri na ka dëmtuar në ndeshjet ku ai ka ndarë drejtësinë kur ka qenë në pyetje FC Ballkani, ndeshja e fundit ku jemi demtuar në mënyrë drastike me dt:20.10.2019 si mysafir i FC Drita .

Kështu, duke iu referuar ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës ku palët në proces kanë të drejt të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga procesi, ashtu edhe ne kërkojmë nga organi më i lartë ekzekutiv (FFK) që të mos na delegon gjyqtarët Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kur FC Ballkani zhvillon ndeshje zyrtare, nëse kërkesa e jonë nuk pranohet atëher jemi të detyruar ti drejtohemi organëve më të larta Gjysore në Kosove, po ashtu shqetësimin tonë do ta dërgojm edhe në Ueffa” thuhet në kërkesën e FC Ballkanit.