Ballkani jep pagat e plota edhe për këtë muaj futbollistëve

Skuadra e Ballkanit ka kryer obligimet financiare ndaj stafit dhe futbollistëve të tyre.
Kështu së paku lë të kuptoj postimi i fundit i trajnerit Ismet Munishi që ndrejton këtë skuadër, shkruan Gazeta Olle.
“Ta gezoni 100 %. I madhi Arsim Kabashi.
Folni tash disa qe fillut me hap gojen llama llama llama”, ka shkruar trajneri i Ballkanit në rrjetin social ‘Facebook’.
Ballkani është një nga skuadrat e pakëta që po kryen pagat e plota për futbollistë, pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
