Ballkani i rikthehet fitoreve, mposht Feronikelin me rezultat të thellë 6-0

12.03.2022

Kampionati tanimë po bëhet interesant pas çdo ndeshje dhe kështu do të jetë edhe në kuadër të xhiros së 25-të. Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani iu është rikthyer fitorreve në Superligë, teksa ka mposhtur Feronikelin me rezultat të thellë 6-0. Ballkani dominoi nga fillimi deri në fund të ndeshjes, ku edhe mposhti skuadrën nga Drenasi […]

Ballkani i rikthehet fitoreve, mposht Feronikelin me rezultat të thellë 6-0 Foto: Ilustrim

Kampionati tanimë po bëhet interesant pas çdo ndeshje dhe kështu do të jetë edhe në kuadër të xhiros së 25-të.

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani iu është rikthyer fitorreve në Superligë, teksa ka mposhtur Feronikelin me rezultat të thellë 6-0.

Ballkani dominoi nga fillimi deri në fund të ndeshjes, ku edhe mposhti skuadrën nga Drenasi me lehtësi.

Golat për Ballkanin i shënuan Armend Thaqi në minutën e 8-të (1-0), Korenica në minutën e 37-të (2-0), Baftiu në minutën e 41-të (3-0), Zeka në minutën e 59-të (4-0), Potoku në minutën e 78-të për 5-0 dhe në minutën e fundit për 6-0.

Ballkani vazhdon kryesimin në Superligë me 51 pikë, derisa Feronikeli mbetet e fundit me vetëm 11 pikë.