Ballkani i pandalshëm, mposht edhe të rinjtë e CSKA Moskës me rezultat të thellë

20.01.2021

Ballkani i Bledi Shkëmbit është duke e kryer fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Krahas stërvitjeve, ekipi nga Suhareka, ka planifikuar edhe disa ndeshje miqësore. Ditën e sotme, Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore kësaj here ndaj CSKA Moscow U21. Klubi nga Suhareka shënoi fitore me rezultat 3-0. Edhe suharekasit i dhanë mundësi në […]

Ballkani i pandalshëm, mposht edhe të rinjtë e CSKA Moskës me rezultat të thellë Foto: Ilustrim

Ballkani i Bledi Shkëmbit është duke e kryer fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Krahas stërvitjeve, ekipi nga Suhareka, ka planifikuar edhe disa ndeshje miqësore.

Ditën e sotme, Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore kësaj here ndaj CSKA Moscow U21.

Klubi nga Suhareka shënoi fitore me rezultat 3-0.

Edhe suharekasit i dhanë mundësi në këtë duel futbollistëve të rinjë që kishin me vete, teksa gol shënoi talenti Emërllahu.

Mbrojtësit e krahut, Thaqi dhe Shala shënuan dy golat e tjerë për të vulosur fitoren 3-0.

Po ashtu në këtë miqësore në portë është paraqitur edhe portieri francez, Jeremy Malherbe.