Takimi kryesor u zhvillua në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Prishtina është nikoqir i Ballkanit.
Suharekasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2 në një ndeshje ku pati gjithçka, gola, kartonë të kuq e penallti.
Pjesa e parë ishte e barbartë me dy klubet që luanin me shumë kujdes kryesisht në mesin e fushës, ndërkaq pjesa e dytë ishte më interesante, pasi kishte raste më shumë, kartonë e penallti.
Të dy golat e Ballkanit u shënuan në minutat shtesë të lojës.
Në minutën e 90-të, Ermal Krasniqi u pengua në zonë nga Besnik Krasniqi dhe gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti për Ballkanin.
Pas tetë minutave rishikim në VAR, gjyqtari prishtinas mori vendimin që penalltia të qëndroi nga ku u tregua i saktë Ermal Krasniqi për 0-1.
Krejt në fund të ndeshjes, Mevlan Zeka u gjend mirë në zonë për të realizuar për 0-2.