Ballkani i ‘pamposhtur’ fiton bindshëm ndaj Llapit

Ballkani ka mposhtur sot Llapin me rezultat 4-2.

Në lojën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani që në pjesën e parë të lojës siguroi 4 gola, ndërsa llapjanët në pjesën e dytë shënuan dy gola, por nuk arritët të i’a vështirësonin fitoren djelmoshave të Ismet Munishit.

Golat e shënuar janë nga: Nazmi Gripshi (12’ edhe 38’), Ermal Krasniqi (23’) dhe Mirlind Daku (44’), kurse për mysafirët shënuan Elvis Prençi (52’) dhe Ahmed Januzi (79’).

Me këtë fitore Ballkani vazhdon kryesimin në Superligë me 29-të pikë, tri më shumë se Drita që ka një ndeshje me pak të luajtur, kurse Llapi mbetet i 9-ti me 8-të pikë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.