Ballkani i “pamëshirshëm” ndaj Drenicës, Daku mbetet në qendër të vëmendjes

04.10.2020

Ballkani ka shënuar fitore të lehtë ndaj Drenicës duke e mposhtur me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e pestë në Superligë. Skuadra e Ismet Munshit deklasoi Drenicën, duke e mposhtur me rezultat 5-0. Skuadra nga Suhareka në çdo pikëpamje ishte më e mirë së skuadra drenicase. Arbër Prekazi në minutën e 7’, dhe […]

Ballkani i “pamëshirshëm” ndaj Drenicës, Daku mbetet në qendër të vëmendjes Foto: FC Ballkani

Ballkani ka shënuar fitore të lehtë ndaj Drenicës duke e mposhtur me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e pestë në Superligë.

Skuadra e Ismet Munshit deklasoi Drenicën, duke e mposhtur me rezultat 5-0.

Skuadra nga Suhareka në çdo pikëpamje ishte më e mirë së skuadra drenicase.

Arbër Prekazi në minutën e 7’, dhe Armend Thaqi (27’, 90+2’) e Mirlind Daku (19’, 82’) më nga dy gola, shënuan për fitoren e rëndësishme të Ballkanit, skuadër kjo që vazhdon të kryesojë tabelën.