Ballkani fiton ndeshjen e parë në derbin lokal të gjysmëfinales ndaj Suharekës

03.04.2024

Ballkani ka fituar ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj rivalit të qytetit dhe skuadrës që garon në Ligën e Parë, Suharekës.

Ballkani fiton ndeshjen e parë në derbin lokal të gjysmëfinales ndaj Suharekës Foto: Ilustrim

‘Portokallinjtë’ të cilët ishin në cilësinë e mysafirit triumfuan me rezultat minimal 1-0.

Ishte një gol i vonë nga mbrojtësi Marsel Ismajgeci i shënuar në minutën e 90-të, për t’i dhënë avantazhin pas ndeshjes së parë skuadrës së tij.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy jave në “Stadiumin e Qytetit”, më 17 prill, ku Ballkani do të jetë në cilësinë e nikoqirit.