Ballkani e nis mbarë, shënon fitore të thellë ndaj Besës

19.09.2020

Ballkani sot ka nisur edicionin e ri në Superligën e Kosovës me një duel kundër Besës së Pejës në Brestovik. Klubi nga Suhareka në kuadër të javës së parë është përballur me pejanët, duke synuar fillim të mbarë e me fitore, ku kështu edhe ndodhi. Ballkani fitoi me rezultat të thellë 4:1, ku golat e […]

Ballkani e nis mbarë, shënon fitore të thellë ndaj Besës Foto: Ilustrim

Ballkani sot ka nisur edicionin e ri në Superligën e Kosovës me një duel kundër Besës së Pejës në Brestovik.

Klubi nga Suhareka në kuadër të javës së parë është përballur me pejanët, duke synuar fillim të mbarë e me fitore, ku kështu edhe ndodhi.

Ballkani fitoi me rezultat të thellë 4:1, ku golat e Erblin Krasniqit dhe tri golat e Mirlind Dakut i dhanë një fillim të mbarë klubit nga Suhareka.

Ermal Krasniqit (19’) hapi serinë e golave në këtë ndeshje, kurse, Mirlind Daku shënoi het-trik në këtë duel, duke qenë njeriu kryesor në trepikëshin e parë të Ballkanit në këtë kampionat.

Kujtojmë se para fillimit të ndeshjes së sotme, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka uruar për fillimin e edicionit të ri, derisa edhe ka motivuar futbollistët.