Ballkani e nis mbarë rrugëtimin në Kupën e Kosovës, mposht Rilindjen 1–0 në Suharekë
Sot, gjatë ditës së mërkurë, në stadiumin e qytetit në Suharekë, skuadra FC Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në kuadër të Kupës së Kosovës, ku është përballur me KF Rilindjen.
Suharekasit dolën fitimtarë me rezultat minimal 1–0, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.
Golin vendimtar për Ballkanin e shënoi futbollisti Ajazaj, i cili me realizimin e tij i dha skuadrës fitoren dhe vazhdimësinë në garë për trofeun e Kupës së Kosovës.
Fitoren e ka konfirmuar edhe vetë klubi i FC Ballkanit përmes një njoftimi, ku u shpreh:
“Kalojmë me sukses në fazën tjetër të kupës!”
Dueli u ndoq nga një numër i madh tifozësh, pasi hyrja në stadium ishte falas, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetje të madhe për skuadrën vendase.
Ballkani tashmë e sheh veten më pranë objektivave të saj në Kupën e Kosovës, ndërsa suporterët presin me entuziazëm ndeshjet e radhës.