Ballkani e mposht Ulpianën në Suharekë

11.09.2021

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. Një ndeshje spektakolare u zhvillua në Suharekë aty ku Ballkani e mposhti me shumë vështirësi Ulpianën më rezultat 3-2. Për Ballkanin shënuan Thaçi (2) dhe Haxha, kurse për Ulpianën Selimi në minutën e 72’ dhe Shala në […]

Ballkani e mposht Ulpianën në Suharekë Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.

Një ndeshje spektakolare u zhvillua në Suharekë aty ku Ballkani e mposhti me shumë vështirësi Ulpianën më rezultat 3-2.

Për Ballkanin shënuan Thaçi (2) dhe Haxha, kurse për Ulpianën Selimi në minutën e 72’ dhe Shala në të 90-tën.

Befasia më e madhe i ndodhi Prishtinës e cila u mposht me rezultat 2-1 nga skuadra e Drenicës.

Drenica krijoi epërsi të dyfisht me golat e Denisson dhe Zabergjas në minutat 22’ dhe 64’, kurse golin e vetëm për Prishtinën, por që nuk mjaftoi për ta evituar disfatën e realizoi Otto John në minutën e 74’.

Në ndeshjen tjetër, Drita ia ka shkaktuar humbjen e parë skuadrës së promovuar në elitën e futbollit kosovar Malishevës.

Skuadra nga Gjilani e siguroi fitoren me golin e vonshëm të realizuar nga Tahiri në minutën e 85’.