Ballkani do ta ketë Fatlind Kabashin të paktën edhe për tre vite

18.08.2020

Karrierën e tij e filloi te FC Ballkani dhe aty do të mbetet të paktën edhe për tre vite të ardhshme. 19 vjeçari Fatlind Kabashi ka treguar rezultate të mahnitshme në kuadër të juniorëve duke qenë shtyllë kyçe në shpalljen kampion të tyre. Lajmin për marrëveshjen me Fatlindin e ka konfirmuar vet klubi i Ballkanit […]

Ballkani do ta ketë Fatlind Kabashin të paktën edhe për tre vite Foto: Ilustrim

Karrierën e tij e filloi te FC Ballkani dhe aty do të mbetet të paktën edhe për tre vite të ardhshme.

19 vjeçari Fatlind Kabashi ka treguar rezultate të mahnitshme në kuadër të juniorëve duke qenë shtyllë kyçe në shpalljen kampion të tyre.

Lajmin për marrëveshjen me Fatlindin e ka konfirmuar vet klubi i Ballkanit duke i atribuar atij merita si sinom i forcës dhe qëndresës.

“Njëra prej kullave binjake, sinonim i forcës dhe qëndresës ashtu ka performuar në edicionin e kaluar për junioret e FC Ballkani, i riu Fatlind Kabashi.

Ai cilësohet si njëri prej fajtorëve përse junioret e FC Ballkani kanë pësuar pak gola duke kontribuar drejtpërdrejtë në shpalljen kampion për U/19.

Fatlindi është nëntëmbdhjet vjeçar (19) produkt i shkollës së futbollit FC Ballkani, i cili sot bëri marrëveshje me klubin amë për tre vite të ardhshme, duke lidh kontratë profesionale” ka njoftuar Ballkani.