Ballkani dhe Prishtina janë klubet që kanë pranuar më shumë gola në kohën shtesë

Tashmë klubet kosovare kanë filluar përgatitjet për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës njëashtu edhe për Kupën e Kosovës, ku për këtë të fundit dje u hedh shorti i 1/8 të finales.

Trajnerët së bashku me stafin tjetër menaxhues i kanë vërejtur ngecjet në sezonin vjeshtor dhe se tashmë kanë krijuar ide se si t’i shmangin ato ngecje.

Ndeshjet e stinorit vjeshtor kanë qenë shumë të rivalizuara dhe të barabarta, me shumicën prej tyre që janë zgjidhur në qastet e fundit.

Sipas një liste nga GazetaOlle thuhet se klubi i Ballkanit dhe Prishtinës kanë pranuar më së shumti gola në kohën shtesë.

EkipetGolat e pranuar në kohën shtesë
FC Prishtina4
FC Ballkani3
SC Gjilani2
KF Drenica2

Gjashtë skuadrat e tjera kanë pësuar nga një gol në kohë shtesë, nuk ka asnjë ekip që nuk ka pësuar fare në shtesë.

RAPORTO