Ballkani dezinfekton për herë të dytë ambientet e stadiumit në Suharekë

Koronavirusi ka bërë që gjitha aktivitetet sportive në Kosovë të ndalen nga 13 marsi i muajit të kaluar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kurse, me qëllim parandalimi të këtij virusi, skuadra e Ballkanit ka dezifektuar për herë të dytë ambientet e stadiumit të tyre në Suharekë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit lider të Superligës.

“Duke u bazuar në rekomandimet e institucionave lokale, e në veçanti të atyre qendrore për ruajtjen e pastertisë dhe shëndetit publik në luften kundër pandemisë Covid 19, klubi jonë ka vendos që edhe njëherë të bëjë dezinfektimin e të gjitha hapësirave të stadiumit, duke përfshi edhe asetet përcjellëse sikurse janë banesat të cilët i kemi me qira dhe të cilat duhet t’i dorëzojmë në gjendje higjienike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Të dashur qytetar të Suharkës dhe krejt Kosovës

Duke u bazuar në rekomandimet e institucionave lokale, e në veçanti të atyre qendrore për ruajtjen e pastertisë dhe shëndetit publik në luften kundër pandemisë Covid 19, klubi jonë ka vendos që edhe njëherë të bëjë dezinfektimin e të gjitha hapësirave të stadiumit, duke përfshi edhe asetet përcjellëse sikurse janë banesat të cilët i kemi me qira dhe të cilat duhet t’i dorëzojmë në gjendje higjienike.

Këto llojë aksione higjienike dhe parandaluese do të ndërmerren ditëve në vijm sa më shpesh, të paktën njëherë në javë.

Ju lutëm respektoni udhëzimet e institucioneve, qëndroni në shtëpi deri në njoftimet e ardhshme. Në si klubi jemi pafundësisht falenderues për mjeket, policin dhe të gjitha institucionet të cilët po bëjnë punë të mrekullueshme në këto ditë të vështira.

Një falenderim të veçantë i’a dedikojmë kompanisë së specializuar për dezinfektim EKO Pastrimi me pronar z. Berat Gashi.

Faleminderit për mirëkuptim, me pa durim presim takimet e ardhshme me miqt e FC Ballkani.

RAPORTO