Një lajm i kobshëm e ka goditur sot familjen Dafota nga Gjakova, komunitetin futbollistik gjakovar dhe atë mbarë kosovar.

Trajneri 25-vjeçar në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të klubit futbollistik Vëllaznimi, Ardren Dafota, ka ndërruar jetë.

Ai vuajti nga leukemia akute, e cila ia mori jetën për një kohë të shkurtër.

Ardreni ishte trajnues edhe në disa projekte zinxhirore të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe skuadra e Ballkanit.

“Ngushellime te sinqerta për të gjithë familjen Dafota nga Gjakove, klubin e Vëllaznimit si dhe të gjithë sportëdashësit tanë për vdekjen e herëshme të shokut tonë Ardrenit. I lutemi zotit të dërgoj në Xhehnet”, ka shkruar faqja zyrtare e Ballkanit në Facebook.

Ngushllime për familjen Dafota gjatë ditës kanë bërë edhe skuadrat tjera si Vëllaznimi, Gjakova e Liburni.