Ballkani dënohet me 1500€ gjobë për lëshime ndaj takimit me Llapin, Komisioni për Ankesa: Vendimi është i drejtë dhe mbetet në fuqi

29.09.2021

Mos respektim i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, për çka është vonuar fillimi i pjesës së dytë prej 23 (njëzet e tre) minuta. Sharje në kor drejtuar kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina nga ana e publikut vendas, hedhje e disa shisheve PVC në drejtim të Tahir Batatinës dhe bankinës mysafire […]

Ballkani dënohet me 1500€ gjobë për lëshime ndaj takimit me Llapin, Komisioni për Ankesa: Vendimi është i drejtë dhe mbetet në fuqi Foto: Ilustrim

Mos respektim i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, për çka është vonuar fillimi i pjesës së dytë prej 23 (njëzet e tre) minuta. Sharje në kor drejtuar kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina nga ana e publikut vendas, hedhje e disa shisheve PVC në drejtim të Tahir Batatinës dhe bankinës mysafire dhe mori këtë vendim:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 28.09.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, është i drejtë dhe mbetet në fuqi.

Arsyetim
Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga FC “ Ballkani “, nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga shërbimit administrativ i Federatës së Futbollit të Kosovës, të Komisionit të Garave, protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet e zyrtarëve –delegatit dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruara drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).