Ballkani: Daja i kënaqur me formën e futbollistëve, super të gatshëm ta fillojmë rrugëtimin në Evropë

28.06.2022

Ndërkaq, stërvitjet anti Zalgiris do ti vazhdojnë të enjten, ku në këtë fazë përgatitore i zhvilluan katër ndeshje miqësore. Nga klubi kanë theksuar se trajneri Ilir Daja është i kënaqur me formën që e gëzojne futbollistet dhe jemi super të gatshëm ta fillojmë rrugëtimin në Evropë. Po ashtu, Ballkani ka shtuar se premtojnë paraqitjen më […]

Ballkani: Daja i kënaqur me formën e futbollistëve, super të gatshëm ta fillojmë rrugëtimin në Evropë Foto: Ilustrim

Ndërkaq, stërvitjet anti Zalgiris do ti vazhdojnë të enjten, ku në këtë fazë përgatitore i zhvilluan katër ndeshje miqësore.

Nga klubi kanë theksuar se trajneri Ilir Daja është i kënaqur me formën që e gëzojne futbollistet dhe jemi super të gatshëm ta fillojmë rrugëtimin në Evropë.

Po ashtu, Ballkani ka shtuar se premtojnë paraqitjen më të mirë të mundshme nga ekipi ynë, kështu duke prezantuar denjësisht Ligën elitare të futbollit Kosovar në futbollin evropian.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifozë

Ekipi ynë sot përfundoi fazën përgatitore në Ohër dhe u rikthye në Kosovë.

Stërvitjet anti Zalgiris do i vazhdojë të Enjten.

Ne fazen pergatitore i zhvilluam 4 ndeshje miqësore.

Trajneri 𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗗𝗮𝗷𝗮 është i kënaqur me formën që e gëzojne futbollistet dhe jemi super të gatshëm ta fillojmë rrugëtimin në Evropë.

Ju premtojmë paraqitjen më të mirë të mundshme nga ekipi ynë, do ta prezantojmë denjësisht Ligen elitare të futbollit Kosovar në futbollin evropian.

Na priftë e mbara Suharekë!