Golin e parë në ndeshje e shënoi Meriton Korenica në minutën e 1’. Ndërsa golin e dytë e realizoi Nazmi Gripshi në minutën e 27’.

Në pjesën e dytë, Rugova e ngushtoi epërsinë në minutën e 88’. Më gola nuk prodhoi kjo ndeshje dhe u mbyll në favor të suharekasve.

Ballkani pas fitores mbetet në vendin e parë me 48 pikë, teksa Dukagjini me 30 pikë në pozitën e gjashtë.