Bajram Jashanica rinovon kontratën me FC Ballkanin

27.05.2022

Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se 31-vjeçari ka vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera. Jashanica te Ballkani kaloi në verën e vitit 2020 nga Skënderbeu. Ish-mbrojtësi i Hysit e Besës së Kavajës me skuadrën nga Suhareka arriti që të fitojë titullin e kampionit këtë sezon në Superligë. Njoftimi i Ballkanit: […]

Bajram Jashanica rinovon kontratën me FC Ballkanin Foto: Ilustrim

Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se 31-vjeçari ka vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera.

Jashanica te Ballkani kaloi në verën e vitit 2020 nga Skënderbeu.

Ish-mbrojtësi i Hysit e Besës së Kavajës me skuadrën nga Suhareka arriti që të fitojë titullin e kampionit këtë sezon në Superligë.

Njoftimi i Ballkanit:

Jashanica vazhdon kontratën me Ballkanin!

KAMPIONI Bajram Jashanica i qëndron besnik FC BALLKANIT edhe për 2 vite.

Jashanica zgjodhi Ballkanin edhe për 2 sezone dhe është i gatshëm të vazhdoj t’i jep stabilitet mbrojtjes.

Suksese Jashanica, na priftë e mbara së bashku!