Baftiu i FC Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të

25.02.2022

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 21-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Ballkani, Blend Baftiu. Mesfushori me tipare sulmuese i portokallezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Ulpianës, me rezultat 3:0. Ai shënoi një gol dhe asistoi […]

Baftiu i FC Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të Foto: Ilustrim

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 21-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Ballkani, Blend Baftiu.

Mesfushori me tipare sulmuese i portokallezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Ulpianës, me rezultat 3:0.

Ai shënoi një gol dhe asistoi në golin tjetër, derisa tregoi formë të mirë gjatë tërë ndeshjes, duke e ndihmuar Ballkanin që ta realizojë fitoren e 12-të në këtë edicion.

Kjo fitore ia ka mundësuar njëherësh FC Ballkani që ta ruajë pozitën e parë në renditje në Superligë me 42 pikë.