Azpilicueta nënshkruan me Chelsean deri në vitin 2022

04.12.2018

Mbrojtësi i Chelseas Cesar Azpilicueta ka nënshkruar një marrëveshje të re katërvjeçare, duke e zgjeruar qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2022. 29-vjeçari spanjoll ka bërë 298 paraqitje që prej ardhjes nga Ligue 1 nga ekipi Marseille në vitin 2012. Azpilicueta, i cili ka fituar dy herë Premier Ligën me Chelsea, këtë sezon mbrojtësi […]

Azpilicueta nënshkruan me Chelsean deri në vitin 2022 Foto: Ilustrim

Mbrojtësi i Chelseas Cesar Azpilicueta ka nënshkruar një marrëveshje të re katërvjeçare, duke e zgjeruar qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2022.

29-vjeçari spanjoll ka bërë 298 paraqitje që prej ardhjes nga Ligue 1 nga ekipi Marseille në vitin 2012. Azpilicueta, i cili ka fituar dy herë Premier Ligën me Chelsea, këtë sezon mbrojtësi i Chelseas është kapiteni i Stamford Bridge në ligë.

“Që kur erdha, ndjeva gëzimin dhe përgjegjësinë për të luajtur për këtë klub, këta tifozë,” tha ai.

“Çdo herë që shkoj në fushë, përpiqem të bëj më të mirën time. Në këtë klub ka shumë avancime për të ardhmën e lojtarëve dhe ta mbajmë Chelsean në vendin ku i takon”.

Marrëveshja e mëparshme e Azpilicueta duhej të skadonte në vitin 2020 pasi nënshkroi një zgjatje të kontratës prej tre vjet e gjysmë në vitin 2016.