Atletico Madrid mposht Barcelonën, vazhdon forma e dobët e katalunasve
Atletico Madrid në drejtim të Diego Simeone e vazhdoi super formën e saj, ku si çdo herë kampionët në fuqi aplikuan lojë të fortë në mbrojtje si dhe me kundërsulme duke e rrezikuar portën e gardianit Ter Stegen. Ndeshjen e hapi mesfushori francez Thomas Lemar në minutën e 24 pas një aksioni të rrjedhshëm nga […]
Atletico Madrid në drejtim të Diego Simeone e vazhdoi super formën e saj, ku si çdo herë kampionët në fuqi aplikuan lojë të fortë në mbrojtje si dhe me kundërsulme duke e rrezikuar portën e gardianit Ter Stegen.
Ndeshjen e hapi mesfushori francez Thomas Lemar në minutën e 24 pas një aksioni të rrjedhshëm nga Los Cholchoneros, ndërsa Luis Suarez dyfishoi epërsinë një minut para përfundimit të pjesës së parë.
Thomas Lemar opens up the scoring for Atletico Madrid! #LaLiga pic.twitter.com/gEol5ccK5z
— TSN (@TSN_Sports) October 2, 2021
Në pjesën e dytë Barcelona u mundua të shënojë por Atletico e menaxhoi mjaft mirë avantazhin e krijuar në pjesën e parë.
Rastet e vetme serioze për klubin e Barcelonës, ishte ai rasti i Philippe Coutinhos dhe ai i Memphis Depay në minutën e 86-të, por për fat të keq nuk qëlluan cakun.
VAMOS ATLÉTICO DE MADRID!!! 🔴⚪ pic.twitter.com/IpglORmo6z
— Atlético de Madrid (@atletienglish) October 2, 2021