Atletico Madrid i prish punë Barcelonës, futet në garë për lojtarin e Juventusit

Atletico Madridi është futur në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit të Juventusit, Federico Bernardeschi.

Trajneri Diego Simeone ka nisur të studiojë lojtarin e kampionëve të Italisë.

Ai është shtyrë dhe nga interesimi i Barçës për lojtarin dhe Juventusi është i gatshëm për të biseduar. “Zonja e Vjetër” do të shesë futbollistin, pasi trajneri Maurizio Sarri nuk është i kënaqur me rendimentin e tij.

Bernardeschi e di që nuk ka të ardhme në Torino, prandaj synon që të gjejë një ekip të ri. Kalimi në La Liga po e josh shumë, por ende nuk ka diçka konkrete për momentin.

RAPORTO