Atleti nga Suhareka kthehet nga garat Ballkanike me medalje
- 17.06.2022

Atleti i Klubit Theranda 1992, Flavio Buzhala ka përfaqësuar Federatën e Sportit Shkollor si dhe Shkollën “7 Marsi” në Suharekë, në lojërat ballkanike për Shkollat e mesme, garë e cila u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Flavio ka garauar në diciplinën e hedhjes së gjylës duke treguar paraqitje mjaft të mirë.
Buzhala edhe pse në moshë më i ri me garuesit e tjerë, ai u rendit i treti në garat ballkanike.
Klubi i ka uruar suksese të mëtutjeshme si dhe e falënderon Buzhalën për përfaqësim dinjitoz që i ka bërë Kosovës, shkollës së tij dhe Komunës së Suharekës.
