Asnjë nuk i afrohet Dakut, renditet si golashënuesi më i mirë në Superligë

Përderisa skuadra e Ballkanit me fitoret e saj po e përforcon pozitën e liderit, suksese të mëdha janë duke treguar edhe lojtarët e saj.

Është pikërisht sulmuesi i Ballkanit i cili veçmas performancës së mir ka befasuar edhe me hat-trick disa herë.

Por nuk është vetëm performanca e mirë e Mirlind Dakut ajo që lë hapësirë për lavdata.

Edhe fakti që ai kryeson listën si golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, ku deri më tani ka shënuar 12 gola.

Pas Dakut renditet sulmuesi i Prishtinës, Oto John, me 5 gola, i ndjekur nga Greca, Marclei dhe Rexha që kanë realizuar nga tre gola deri më tani.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.