As Dortmund, as Aston Villa, “raketa” Rashica tek ekipi surprizë i Bundesligës

Milot Rashica është një ndër emrat më të lakuar në merkaton e verës në kampionatin gjerman.

Lojtari shqiptar është shtylla e skuadrës së Werder Bremenit, por nuk ka ndërmend të qëndrojë më në klubin e tij.

Menaxheri i tij, Altin Lala, ka folur disa herë për largimin e tij, por tashmë ka dalë në skenë një tjetër klub. Red Bull Leipzig kërkon shërbime te sulmuesit tonë dhe duket se sulmuesi i shkon fiks këtij ekipi, raporton Telesporti

Dortmundi dhe Aston Villa janë dy skuadrat që janë për folur, por lakimi surprizë i Leipzig mund të ndryshojë situatën. Një hap i mirë dhe i sigurt për kosovarin, pasi e njeh mirë kampionatin gjerman.

RAPORTO